Një burrë nga India vuri bast gruan e tij pasi i mbaruan paratë duke luajtur bixhoz. Por, ai humbi lojën dhe u detyrua që të lejonte shokun, së bashku me një të afërm që ti përdhu nonin partneren.

Gruaja, identiteti të cilës nuk dihet, jetonte pranë rajonit të policisë Zafarabad në Uttar Pradesh. Ajo deklaroi se bashkëshorti ishte i dehur në momentin kur vuri bast me shokun Arun dhe kushëririn Anil, të cilët i shkonin shpesh në shtëpi.

Pas përdhu nimit, gruaja shkoi tek shtëpia e xhaxhait. Ndonëse ia mbathi, bashkëshorti e gjeti dhe i kërkoi falje për gabimin. Sipas mediave lokale, gruaja pranoi faljen dhe u kthye me të.

Por nuk mbaroi e gjitha këtu. Gjatë rrugës për në shtëpi, ai ndaloi tek miqtë e tij dhe i lejoi që ta përdhu nonin sërish. Në fillim oficerët nuk do të paraqisnin një raport për dh unimin, por ata e regjistruan pasi ajo shkoi në një gjykatë lokale.