Njëra nga dhomat e hotelit ku janë strehuar banorët e prekur nga tërmeti në Golem është kthyer në ambulancë mjekësore ku ofrohen të gjitha shërbimet për të sëmurët kronik, apo ata individë që pas 26 nëntorit kanë pësuar përkeqësime të shëndetit.

Bledi Çuçi: Ne do t’i gjindemi të gjithë njerëzve në nevojë të cilët kanë braktisur shtëpitë për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i fundit në mënyrë që atyre mos tu mungojë asgjë dhe sigurisht kujdesi për shëndeti është një nga gjërat kryesore që ne padiskutim do t’ja garantojmë njëqind përqind ashtu siç duket këtu.

Kordinatori për menaxhimin e krizës nga tërmeti, Bledi Çuçi sëbashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizituan banorët e strehuar ndërsa kryeministri ka kërkuar që të gjithë qytetarët të cilët kanë humbur shtëpitë të strehohen brenda muajit dhjetor.