Sapo e kemi mbijetuar javën e kaluar dhe ia vlen të përgatitemi për javën e ardhshme, e cila, sipas njoftimeve të horoskopit javor, nuk do të jetë aspak e lehtë.

DASHI (21.03 – 20.04) Puna: Ndieni kënaqësi kur punoni i vetëm, mbase po e teproni. Do të keni mundësi t’i nxirrni në pah kualitetet tuaja sekrete. Nuk dëshironi të identifikoheni me të tjerët. Gjatë tërë javës do të ballafaqoheni me konflikte. Është e domosdoshme të bëni ndryshime rrënjësore në nivel personaliteti, të cilat mund të jenë të dhembshme. Kur ta kuptoni se në fatin tuaj mund pak të ndikoni, do ta keni më të lehtë. Shëndeti: Do të keni dhembje koke dhe probleme me veshkat. Dashuria: Disa gjëra keni arritur t’i realizoni. Personin e dashur e keni lënë pas dore, andaj edhe konfliktet janë të mundshme. Mos u befasoni nëse filloni të bisedoni me vetveten. Personi i dashur assesi nuk po mund të vërë kontakt të mirë me ju. Kini durim.

DEMI (21.04 – 21.05) Puna: Po ju arrijnë problemet dhe me to vështirë do t’ia dilni, sepse fizikisht jeni të lodhur shumë, ndërkaq psikikisht të dërrmuar. Si do t’ia dilni në fund me gjërat e këtilla? Armatosuni me durim, sepse faza në të cilën gjendeni kërkon qëndrueshmëri maksimale. Shëndeti: Probleme me veshkat, qoftë kur është fjala për ftohje të zakonshme apo për gurë në veshka. Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore po i prisni disa ngjarje të reja dhe më të lumtura. Me kujdes po kërkoni çastin e duhur që t’i realizoni të gjitha qëllimet tuaja apo që personit të dashur t’ia komunikoni planet e rëndësishme. Mirëpo, nganjëherë është e pamundur të parashikohen ngjarjet. Keni dëshirë që të lini përshtypje të mira në rrethin në të cilin jetoni.

BINJAKËT (22.05 – 21.06) Puna: Veprimtaria me të cilën merreni ju ka të bëjë me udhëtime, andaj jeni të orientuar të bëni kontakte dhe biseda në këtë drejtim. Nga një takim jeni duke pritur shumë. Patjetër duhet të jeni i shpejtë dhe i vendosur. Duhet bërë gjithçka, në mënyrë që të bëheni imun ndaj provokimeve. Shëndeti:Bëhuni më i ndërgjegjshëm ndaj shëndetit tuaj. Dashuria: Personi juaj i dashur është duke bërë çdo gjë vetëm e vetëm që t’ju shqetësojë. Meqenëse është fjala për partnerin i cili i cili nuk zgjedh mjete vetëm e vetëm që t’ia arrijë qëllimit, është çasti i fundit të mendoni se si do të luftoni dhe të dilni nga kjo situatë, në mënyrë që të mos jeni ju humbësi emocional.

GAFORRJA (22.06 – 22.07) Puna: Duhet të keni shumë kujdes! Dikush shumë shpejt do t’ju ofrojnë një punë të mirë. Meqenëse do të jeni të detyruar të bashkëpunoni me të tjerët, mendoni për atë se sa jeni të gatshëm për këmbim të pakusht të informacioneve dhe të projekteve. Shkelni më fort me të dyja këmbët në tokë. Nëse do ta keni të vështirë, merruni me udhëtime dhe me art. Shëndeti: Viruset janë duke rrezikuar nga të gjitha anët. Kushtoni më shumë kujdes imunitetit. Dashuria: Lidhja juaj dashurore është duke funksionuar për mrekulli. Jeni duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme në planin emocional. Personi i lindur nën shenjën e Dashit është vetëm zgjidhje kalimtare. Ofron shumë ngrohtësi dhe energji seksuale. Megjithatë, jeni duke menduar shumë për një person të cilin po e idealizoni shumë.

LUANI (23.07 – 22.08) Puna: Këtë periudhë do të përjetoni ndryshime drastike me pasoja të papara. Jeni në stres konstant në vendin e punës. Mos u kushtoni vëmendje intrigave dhe ndërskëmcave të shumta… Ditëve në vijim duhet të jeni maksimalisht të kujdesshëm, kur është fjala për situatën financiare. Shëndeti: Problemet shëndetësore do të mund t’ju jenë më drastike seç keni menduar. Merrni më shumë vitamina. Dashuria: Edhe pse në lidhjen dashurore nuk po ju ecin punës sipas dëshirës, një person nga rrethi juaj me çdo kusht po përpiqet t’ju prishë marrëdhëniet edhe më shumë. Bëhuni më i mençur dhe vendosni që të pajtoheni me personin e dashur.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08) Puna: Kjo periudhë do t’ju jetë posaçërisht e suksesshme. Do të përmirësoni situatën financiare, do bëni investime të reja. Situata është më shumë se e volitshme. Ditët në vijim janë më të përshtatshme për mësim dhe për punë. Shëndeti: Ka gjasa të keni probleme me organet e tretjes. Duhet të hiqni dorë nga ushqimet që kanë shumë yndyrë. Dashuria: Do ta keni të vështirë të filloni një lidhje të re, gjë që ndikon të mos ndiheni rehat. Vetëm lidhja e vjetër ju bën të ndihemi mirë, të gjithë të tjerët vetëm po ju pengojnë, nuk po ju lejojnë që t’i shfaqni emocionet personale. Përpiquni ta ndani nga personat e tjerë.

PESHORJA (23.09 – 22.10) Puna: Këtë javë do të duhet të merrni një vendim të rëndësishëm. Meqë për këtë vendim edhe rrethanat janë të volitshme, mos prisni – nisjani aksionit. Për dështim nuk janë gjasat as minimale. Jini të qëndrueshëm, kjo do t’ju jetë mënyra më e sigurt që të nxirreni nga situata. Shëndeti: Nëse ju është rrezikuar sistemi nervor, vetë e keni fajin. Dashuria: Me mençuri po i injoroni ngjarjet e caktuara apo temat intriguese, të cilat kanë ndikim të keq në marrëdhëniet tuaja me personin e dashur. Nëse keni probleme me pagjumësinë, mos mendoni që zgjidhja e mirë ju vjen papritur apo vetvetiu. Bëhuni mjaft i shkathët, përpiquni të krijoni përshtypje të mira te personi i dashur. Mos ngurroni me shpërthim të butësive, por fillojani aksionit për ta bërë për vete personin që e dashuroni.

AKREPI (23.10 – 21.11) Puna: Vetëm nëse e keni të qartë se çka dëshironi, do të arrini rezultate. Nëse, sipas shprehive që keni, do të bëni panik, vetëm sa do ta thelloni mosmarrëveshjen midis teje dhe bashkëpunëtorëve. Do të jeni i suksesshëm vetëm nëse bashkëpunoni me personin të cilin thjesht e adhuroni – me vetveten. Shëndeti: Ditëve në vijim janë të mundshme “takimet” me institucionet shëndetësore. Dashuria:Ju ka përfshirë një elan emocional dhe nuk do t’ia fshihni ngazëllimin tuaj personit të dashur. Inspirimi emocional ju është i pashtershëm, kur gjendeni në shoqëri të mirë apo jeni me personin i cili te ju nxit mendime të bukura dhe “energji magjike”. Nëse ekziston ndonjë person i ri i cili ju tërheq emocionalisht, është mirë të jini së paku për një nuancë më diskret në sjelljet tuaja.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12) Puna: Nuk duhet të pranoni ofertën e re afariste e cila ju duket sfiduese por që premton vetëm sukses afatshkurtër. Bëhuni më i kujdesshëm me rastin e takimeve me personat afaristë, sepse nga dëshira për të gjetur zgjidhje ideale, pa arsye po e ngarkoni veten me cikërrima të vogla. Nga angazhimi juaj dhe takti diplomatik varen rezultatet definitive. Shëndeti:Ruajuni nga mjetet e mprehta. Ka rrezik të lëndoheni. Dashuria: Jeni shumë i kënaqur me lidhjen tuaj dashurore, pranë vetes keni personin i cili sinqerisht po kujdeset për nevojat dhe dëshirat tuaja emocionale. Nëse jeni i lirë, do të keni ftesa dhe takime të ndryshme. Do t’ju kënaqë interesimi i një personi apo romanca e re dashurore. Dini të lini përshtypje të mira dhe të shkëlqeni në anë të ndryshme.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)- Puna: Idetë të cilat po insistoni t’i realizoni po i përkrahin edhe bashkëpunëtorët tuaj, të cilët nuk dyshojnë në aftësitë dhe arritjet tuaja. Përpiquni që me sukses t’i realizoni të gjitha idetë dhe planet tuaja. Është me rëndësi që pranë vetes keni personin i cili ka besim tek ju dhe një ekip të bashkëpunëtorëve besnikë, me të cilët ju lidhin interesat e përbashkëta afariste. Shëndeti:Jeni përplot energji. Është e dëshirueshme të merreni me sport dhe sa më shumë të lëvizni, nëse dëshironi që ta ruani këtë gjendje që e keni. Dashuria: Në marrëdhënien dashurore mos u përpiqni kot të ndryshoni sjelljet e personit të dashur apo të ndryshoni rrjedhën e ngjarjeve, të cilat nuk varen nga vullneti juaj. Personi i cili po ju ofron kujdes të madh emocional po ju inspiron dhe po ju orienton drejt rolit aktiv në marrëdhënien dashurore. Nuk ka arsye t’i ndrydhni ndjenjat tuaja dhe dëshirat dashurore kur ju përshkojnë “valë të ngrohta”.

UJORI (21.01 – 18.02)- Puna: Jeni duke pritur që të tjerët t’i pranojnë idetë tuaja, por po ju pengon ndjenja e pabarazisë në raport me bashkëpunëtorët. Keni nevojë për shkathtësi të llojllojshme diplomatike dhe për variante kompromisi, si formulë e suksesshme e cila ju sjell rezultatet më të mira afatgjate. Shëndeti: Problemet me stomakun janë pasojë e ushqimit të pakontrolluar. Patjetër duhet të jeni të kujdesshëm ndaj ushqimit dhe pijeve. Dashuria: Lidhja juaj dashurore po funksionin shumë mirë. Po përjetoni kënaqësi të dyanshme. Ju mjafton një “nxitje e vogël” dhe t’ju përfshijë entuziazmi i madh, të jeni të lumtur apo të jeni plot inspirime kur jeni afër personit të dashur. Nëse jeni i lirë, pranoni porosinë e një personi apo edhe flirtin me të. Çdo gjë e bukur është e mundshme, kur ndjenjat dhe mendimet tuaja përputhen.

PESHQIT (21.01 – 18.02)- Puna: Jeni në një fazë ngritjeje kreative dhe dëshironi të avanconi pozitën tuaj afariste. Për shkak të rrethanave të ndryshueshme po ndodh që të keni ambicie të mëdha dhe shpresa joreale. Suksesi i konsiderueshëm është i pamundshëm të arrihet pa analiza të hollësishme, pa përgatitje të mira dhe pa informacione precize, të cilat ju sigurojnë pozitë të privilegjuar. Është me rëndësi t’i respektoni të gjitha parimet themelore të afarizmit të suksesshëm. Shëndeti: Nëse keni qenë i sëmurë, jeni duke i sanuar problemet shëndetësore dhe po hyni në një periudhë më të mirë. Mbase disa probleme po i krijoni vetë, ose janë pjesë e imagjinatës? Shumë gjëra dalin nga koka. Dashuria: Ndjenjat e sinqerta dhe pjesën më të mirë të personalitetit tuaj ia keni për borxh personit tuaj të dashur. Lumturia juaj intime rezulton nga marrëdhënia e harmonishme me personin e dashur. Mbani qëndrim sa më të mirë ndaj personit të dashur, në mënyrë që të lini përshtypje sa më të mira te ai, apo nëse dëshironi lidhja juaj dashurore të jetë sa më e qëndrueshme dhe afatgjatë.