Të gjesh dashurinë e vërtetë nuk është e thjeshtë, por nuk është as në dorën tonë krejtësisht. Prandaj ndonjëherë nuk duhet t’i marrim gjërat për të mirëqena dhe për gjithçka të kemi një fije dyshimi, sidomos këto tre shenja zodiakale të cilat 2020-a rrezikon t’i njohë me dashurinë e gabuar.

Gaforrja

Dëshira juaj për të dashuruar është e madhe dhe bëhet shumë shpejt intensive. Por duhet të jeni vigjilentë dhe të mos vetëkënaqeni, sepse rreziku i një zhgënjimi të hidhur është prapa derës. Kështu që kënaqni dëshirat tuaja për t’i hapur dyert dashurisë, por mos ia dorëzoni çelësin e zemrës askujt.

Luani

Shumë miq të luanit nuk kanë një histori serioze me dikë për një kohë të gjatë. Puna dhe pjesa tjetër e impenjimeve i lënë ndjenjat paksa mënjanë. Mundohuni ta rregulloni këtë pjesë, por bëni kujdes; yjet ju paralajmërojnë që tani se rreziku ‘për t’u djegur’ është i lartë. Në horizont parashikohet një zhgënjim në dashuri i cili mund t’ua copëtonte zemrën për shumë kohë.

Shigjetari

Zakonisht jeni ju ai që papritur mbyllni historitë dhe shkaktoni vuajtje në dashuri. Por në fillim të vitit 2020 mund të përjetoni ato ndjesi që kanë provuar ish-partnerët tuaj kur mbyllet një histori që funksionon potencialisht. Jeni gjithmonë të vëmendshëm ndaj atyre që hyjnë në jetën tuaj, por pas disa muajsh mund të bëni një gabim që do t’ju lërë të trullosur për pak kohë.

Ujori

Sa keq, të dashur miq të Ujorit! Zakonisht ju i jepni besim çdokujt, sepse frika se vuani është e madhe dhe ju jeni të ngopur. Për fat të keq, në vitin 2020 besimi juaj është destinuar të bëhet 1000 copash për shkak se një person do të tregojë se nuk është ai që pretendonte se ishte.