Astrologia e njohur, Meri Shehu ishte e ftuar sot tek “Rudina” për të na njohur me parashikimin e muajit Qershor. Meri u shpreh se Qershori do jetë muaj optimist dhe do stabilizojmë problemet që ndodhën në maj, bën të ditur Xing.al. Yjet do pozicionohen më ëmbël, më qetë u shpreh Meri. Më poshtë rendita e shenjave nga Meri, nga shenja me më pak fat për këtë muaj tek ajo me më shumë fat.

12.Shigjetari – Kanë pasur tronditje në jetëne tyre, i kanë ndodhur ndryshime të mëdha që nuk po i stabilizojnë dot, ka edhe nga ata që kanë ngelur në vend. Muaji qershor i vë në përballje me veten. 11.Bricjapi – Do riskojnë shumë ekonomikisht, do bëjnë investim pune që nuk do ketë bazën e duhur, një risk më i madh seç mund të mbanin, u shpreh Meri, transmeton Xing.al. Nuk duhet të afrohen më shumë sesa duhet me njerëz me të cilët punojnë se shkakton probleme dhe strese. Kujdes me shëndetin.

10.Peshqit – Janë fatlum këtë vit, do deklarojnë shumë gjëra, ngritje në karrierë, martesë. Kujdes mos u ndikoni nga të tjerët në marrjen e vendimeve. Mund të keni probleme me shëndetin. 9.Demi – Do kenë hov të madh shpirtëror, ekonomik, do ecin me sukses, do përqëndrohen në çështjet ekonomike. Ky muaj sjell fat, por edhe përgjegjësi. Kujdes me shpenzimet.

8.Virgjëresha – Do kenë dy mundësi zgjedhje këtë muaj. Ato që kanë probleme me ligjin, gjërat do i kenë më të vështira rreth datës 23 qershor, u shpreh Meri, transmeton Xing.al. Në shëndet do kenë përmirësim të dukshëm. Do marrin vendime të mira, fejesa, martesa. 7.Dashi – Do kenë udhëtima, biseda, plane, projekte këtë muaj. Kontaktet me jashtë duhet t’i shikojnë mirë pastaj të vendosin.

6.Akrepi – Do kenë një çlirim shpirtëror, dalin nga një moment krize, nga një periudhë antagoniste me shumë përpjekje dalina nga detyrimet. Janë në delikatesën e një fillimi të ri. 5.Luani – Do e shijojnë Qershorin, muaj frymëzues, do tregojnë talentet, do jenë të bindur çfarë duan të bëjnë, do kenë periudhë refklektimi për vendimet që do marrin, u shpreh Meri, transmeton Xing.al. Biznesi do eci mirë.

4.Peshorja – Do kenë binjakëzim të ideve dhe planeve të tyre, me përjashtim të ndonjë çështjeje ligjore ose do kenë ndarje. 3.Ujori – Do i thërrasë dashuria, planet, projektet, udhëtimet. Çlirohen dhe dalin me mundësi të reja. Do udhëtojnë, dashurojnë, duan gjëra të reja. 2.Gaforrja – Do marrin një lajm jo të mirë ligjor ose personal. Kujdes në ditët e para të këtij muaji, të kuptojnë çfarë është ajo pengesë që të marrin vendime, u shpreh Meri, transmeton Xing.al.

1.Binjakët – Ky është muaji i tyre, do gjejnë partnerin ideal, do stabilizohen në punë. Kujdes në datën 10 se prishen gjërat, por i kapërcejnë pengesat./Xing.al