Një burri nga Musselkanaal i është dhënë një dën im prej 40 orësh pune për komentin që bëri në facebook ku kërcënoi kryeministrin Rutte me v dekje.

Shtetasi shkriante në fillim të janarit ne facebook: “Vd is, ti kopil! E ke bërë Hollandën një rrëmujë. Unë kam diçka për ty, trap. 9 milimetra!”.

Mesazhi ishte në faqen personale, publike të ketij shtetasi.  Kur oficerët e pyetën se çfarë nënkuptonte me 9 milimetër, ai u përgjigj: “Një ar më, natyrisht”.
Me heret shtetasi ne fjale, i cili gjithashtu u d ënua për kërcënime në vitin 2012, i tha gjykatësit se ai e shkruajti mesazhin mbi nxehje e sipër. Ai ka patur probleme me para për njëzet vjet dhe jeton me 40 euro në javë. “Nëse shoh se çfarë marrin azilkërkuesit këtu në Hollandë … ata po që janë mirë,” tha ai gjatë seancës.

Sidoqoftë, ai mori përgjegjësinë për veprimin e tij dhe shprehu keqardhje. “Ishte një veprim i trashë. Unë u ndikova nga faqet ne facebook anti-Rutte.”

Ankesat psikologjike

Përveç problemeve me parate, ai ka edhe probleme psikologjike. Sipas RTV Noord ai e shkruajti mesazhin kur po merrte ilaçe për një kist në kokë dhe ai sapo kishte humbur familjen e tij.

Gjykatësi mori në konsideratë situatën e tij personale. Një gjobë e vetme si dë nim ishte pak por dhe një dënim me bu rg do ishte i tepërt për të.

Marrë nga nos.nl