Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka konfirmuar se lideri i saj Kim Jong-un së shpejti do të udhëtojë drejt Rusisë për t’u takuar për herë të parë me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Flitet se ata do të takohen në portin lindor të Rusisë të Vladivostok, vetëm disa orë nga kufiri i tyre i përbashkët, gjatë kësaj jave.

Ky planifikim për në Rusi vjen pas takimit që u zhvillua në Hanoi mes Kim Jon Un dhe presidentit amerikan Donald Trump.