Katie Page është një grua nga Colorado e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe historia e saj po bën xhiro në rrjet. Në moshen 30 vjeçare i është dashur të përballet me traumën e një divorci dhe që nga ai moment ka marrë një vendim drastik: donte një jetë “jashtë të zakonshmes”.

Kështu ndërroi punë, mori një shtëpi të re dhe e rikonstruktoi duke e bërë pikërisht ashtu siç e ëndërronte. Pasi kaloi 1 javë në këtë realitet mjaft të “qëndrueshëm” mori një e-mail nga kisha lokale, ku e pyesnin nëse do ishte e gatshme të bëhej nënë adoptuese.

Pasi e mendoi mirë vendosi që ta pranojë dhe ju dha në besim një fëmijë që ishte braktisur në spital. E çoi në shtëpi dhe e quajti Grayson, duke e dashur si të ishte djali i saj i vërtetë. Pas disa vitesh një punonjëse sociale e pyeti nëse mund të ndihmonte edhe një vajzë të braktisur, 4 muajshe, dhe duke parë se asnjë nuk i përgjigjej lajmërimit, pranoi përsëri dhe e quajti vogëlushen Hannah.

Por gjëja më e pabesueshme është se pasi bëri disa kërkime në spital, zbuloi se dy fëmijët që kishte adoptuar ishin vëlla e motër të vërtetë. Këtë gjë e ka vërtetuar më pas nëna e tyre biologjike, e kontaktuar nga punonjësit socialë. Ka ngelur dy herë shtatzënë dhe të dy herët i ka braktisur fëmijët pasi i ka lindur.

Katie sot është shumë e lumtur që ka një familje kaq të “veçantë” dhe ëndërron të adoptojë edhe fëmijën e tretë që të jetë e rrethuar dhe e “mbytur” me dashuri.