Në vitin 2014, arkeologët zbuluan një skelet në varrezat e një qyteti në Poloninë veriperëndimore. Sipas arkeologëve në pjesën e gojës të skeletit ishte një tullë. Ata besuan se burri ishte vrarë në shekullin e 18-të, sepse banorët e qytetit e konsideruan atë një vampir.

Tani, analiza gjenetike dhe mjekoligjore ka treguar që nuk bëhej fjalë për një burrë por një grua që ishte të paktën 65 vjeç kur vdiq. Njësia e gjenetikës po punon për të ndërtuar fytyrën e gruas me një material plastik.

Drejtuesi i njësisë së gjenetikës tha se banorët mund ta kenë vrarë gruan sepse mendonin se ishte magjistare dhe e përdhosën për të mos lejuar që ajo të ngrihet nga varri i saj. Tulla në gojë kishte për qëllim ta mbante atë në tokë.

Legjenda e vampirëve

Sipas legjendës, vampirët ushqehen me gjakun e të gjallëve. Në veprat fantashkencë ato paraqiten si qenie të mëdha që shpojnë lëkurën e viktimave të tyre. Besimi se ekzistojnë vampirët ishte i përhapur në Mesjetë në të gjithë Bullgarinë dhe pjesët e tjera të Evropës Qendrore.

Pijanecët, hajdutët dhe vrasësit ishin gjasë kandidatë për tu bërë vampirë. Ata e konsideruan mjaft të mundur që vampirët të jetonin mes njerëzve në qytete, të martoheshin dhe të bëheshin baballarë. Ndërsa natën, ata ishin të dënuar të “bridhnin” fshat në kërkim të gjakut. Një legjendë tjetër thotë se një vampir mund të bëhet një njeri që vdes me vdekje të dhunshme ose të panatyrshme.