Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka kërkuar divorcin, ndërsa aryeeja është disi e çuditshme. Ajo thotë se e ka kërkuar këtë gjë për vetë faktin se burri i saj tregon “dashuri të tepruar” dhe e ndihmon atë në punët e shtëpisë.

Gruaja në fjalë, ka treguar para gjykatës së bashkëshorti nuk i ka bërtitur asnjëhere, por ka treguar gjithmonë sjellje të mirë. Më tej, ajo thotë se është e “etur të bëjë një ditë sherr”, por këtë karakteristikë nuk e ka gjetur kurrë te burri edhe pse kishin një vit martesë.

“Jam e etur për një ditë me sherr, por kjo është e pamundur me burrin tim romantik, i cili gjithmonë më fal dhe më mbush me dhurata”-ka deklaruar gruaja, e cila duket se është mërzitur tepër nga jeta e “luksit”.