Federata Italiane e Futbollit po investigon ngjitjen e Parma-s në Serie A. Këtë e ka raportuar La Gazzetta dello Sport. Bëhet fjalë për ndeshjen e fundit në Serie B të Parma-s ndaj Spezia Calcio e cila mendohet të jetë manipuluar.

Dy lojtarë të Parma-s akuzohen se kanë ndikuar te dy lojtarë të Spezia-s me anë të disa mesazheve. Ata dy lojtarë të Spezia-s janë marrë në pyetje ashtu si dy menaxherë për të vërtetuar pafajësinë.

Klubi Parma Calcio 1913 ka siguruar nëpërmjet një deklarate për shtyp se loja ka qenë korrekte. Tre vite më parë Parma falimentoi dhe duhet të zbriste në kategorinë e katërt. Tashmë është rikthyer në Serie A.

Ndërkohë nuk është hera e parë që flitet për një rezultat të dyshimte teksa vetë tifozët e Spezia-s kanë akuzuar lojtarin e tyre Alberto Gilardino se nuk ka dhënë maksimumin ndaj ish-ekipit të tij.