Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Kastriot Selita do të përballet sërish me vettingun, këtë herë në shkallën e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Pasi kaloi shkallën e parë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin, ndërsa sot Komisioneri Publik njofton se ka depozituar dosjen në KPA.

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të tria kriteret e rivlerësimit nuk është i plotë, duke u konsideruar si i tillë, i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë z. Kastriot Selita. Mbështetur dhe në rekomandimin e Komisionit prej tre vëzhguesish ndërkombëtarë të ONM-së, për të ankimuar vendimin nr. 161, datë 18.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të gjykojë mbi të tria kriteret e rivlerësimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të këtij ankimi, në varësi të rezultateve të hetimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të lartpërmendur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit” thuhet në njoftimin e Komisionerit.

Në seancën dëgjimore në datë 13 qershor, vendimi i dhënë në favor të Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së PS-së Ermonela Felaj, lidhur me padinë e ngritur nga ky i fundit kundër Presidentit të Republikës dhe shqyrtimi i çështjeve ku palë ka qenë Drejtoria e Tatimeve ku punonte bashkëshortja, u ngritën si dyshime nga KPK gjatë seancës dëgjimore ndaj Kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kastriot Selita.

Por, pas shqyrtimit të dosjes në fund komisioni i vettingut vendosi që ta konfirmojë në detyrë Selitën. Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra, që nuk