5 punonjës të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve Ujërave dhe Turizimit Shkodër dhe Malësi e Madhe janë vënë nën hetim pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Nisja e hetimeve për ta nisi pas finalizimit të operacionit Maranaj tre ditë më parë, gjatë të cilit janë bllokuar 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme ku u procedua penalisht edhe inspektori i pyjeve të zonës.

Nën hetim janë vënë: kushte janë proceduar penalisht shtetasit e meposhtëm:

Gj. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe, Drejtor i Pyjores, Bashkia Malësi e Madhe. N. D., 48 vjeç, banues në fshatin Delaj, Malësi e Madhe, Inspektor i ISHMPUT Malësi e Madhe. P. Gj., 61 vjeç, banues në Stërbeq – Malësi e Madhe, teknik i pyjores Malësi e Madhe.

R. H., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, Teknik Pyjesh, Bashkia Shkodër. A. L., 47 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Shkodër. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën me veprimet apo mosveprimet e tyre.