Ditën e sotme, shefi i kuzhinës Renato Mekolli feston ditëlindjen e tij. Në këtë ditë speciale për të, Renato ka vendosur të hapë komentet për ndjekësit në Instagram, duke i lejuar ata t’i japin urimet e tyre për ditëlindje. Shefi i kuzhinës publikoi një foto duke buzëqeshur dhe krahas saj shkruan një mesazh, duke treguar edhe moshën e tij.

Për të gjithë kuriozët që ende nuk e dinin, Renato ka lindur më 19 nëntor të vitit 1982 dhe sot ka mbushur plot 37 vjeç. Mirëpo Renato ka vendosur se kjo është hera e fundit që ai tregon moshën.

“37 Vjeç 😇🙏🏻19/11/1982 Faleminderit familjen time dhe ty o zot për çdo gjë në jetën time ! Kam gjithçka kam dashur në këtë jetë,çfarë nuk kam akoma nuk e kam dashur shumë fort ❤️ (Hera e fundit që them sa vjeç jam,nga ky moment jam vetëm 30 vjeç 😂😂) E di që më doni prandaj dhe komentet i keni të hapura sot 😄❤️🙏🏻”- shkruan Renato në postimin ku nuk kanë munguar komentet e shumta të ndjekësve që i urojnë ditëlindjen.