Almeda Abazi ka shqetësuar sot fansat për gjendjen e bashkëshortit të saj pasi pranoi të luante në një film kushtuar boksit. Bëhet fjalë për serialin “Kampion” që do të shfaqet së shpejti në ekran, dhe që pritet të thyejë rekordet. Por një foto e fundit e publikuar në Instastory tregon një pamje të frikshme të Tolgahan, me hematoma në kurriz dhe plagë të shkaktuara nga goditjet.

Akoma më shqetësuese janë fjalët e Almedës, e cila shkruan: “Dakord, thamë boks, thamë serial, thamë atë e këtë, pranuam. Po kjo çfarë është? Në çfarë gjendje ma sollët burrin?”. Fatmirësisht plagët janë thjesht të pikturuara në trupin muskuloz të Tolgës dhe gjendja e tij është mirë!

Epo, Almeda ia doli të përhapë panik për të reklamuar serialin e ri të bashkëshortit, i pari pasi u bë baba i një djali!