E ndarë prej disa javësh tashmë nga reperi i njohur Stresi, Kejsi është larguar nga Shqipëria për të vazhduar jetën e saj në Kanada.

Por edhe pse të ndarë herë pas here çifti publikon foto dhe video në rrjetet sociale ku ndajnë me fansat momente të ndryshme nga jeta e tyre. Gjithashtu çifti në disa raste ka publikuar edhe postime thumbuese ndaj njëri-tjetrit.

Këtë herë Kejsi ka zgjedhur të publikojë një foto nga arkiva, dhe bëhet fjalë për një foto nga fundi i sezonit veror ku shfaqet me bikini në një nga plazhet e Meksikës më 30 shtator.

Postimi në Instastory i Kejsit

Nuk dihet se pse ka zgjedhur të postojë këtë foto të para dy javëve pasi nuk ka shkruar asgjë sipër fotos.

Megjithatë duket se ajo tashmë e ka harruar ndarjen nga Stresi dhe po vazhdon jetën e saj.