Sot është dita kur duhen ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes, por nëse në mesin tuaj ka ndonjë që nuk ka pasur kohë të merret me gjetjen e bredhit perfekt dhe zbukurimeve atëherë duhet të dini trendin më të fundit. Një pemë Krishtlinjeje ngjyrë rozë është trendi i ri që ka përqafuar familja Kardashian dhe jo vetëm.

Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian kanë publikuar foto me pemën e tyre të Krishtlindjes dhe na duhet të themi që duket e mrekullueshme. Edhe Khloe publikoi një foto me vogëlushen e saj True, teksa qëndronte pranë një peme ngjyrë rozë. Vitin e shkuar trendi i pemës ngjyrë të zezë bëri namin, por këtë vit është koha për ngjyra të ndezura!