Modelja ruse Kinsey Volanski tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës gjatë finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpulit dhe Totenhemit. Bjondja seksi, provokoi duke u futur në fushën e blertë, e veshur me bikini dhe fotot e saj bënë xhiron e rrjetit. Këtë veprim ajo e bëri për të reklamuar biznesin e të dashurit të saj “Vitaly Uncensored”.

Pas kësaj ajo arriti të fitojë shumë fansa dhe momentalisht numëron me miliona ndjekës. Këtë strategji reklamimi duket se e ka ndjekur edhe vjehrra e modeles, e cila ka përsëritur veprimin në një ndeshje tjetër. E ëma e Vital, Elena Zdorovetski është futur në fushë e veshur me të zeza dhe në to dukej logoja e markës së futbollistit.

Për ta nxjerrë nga fusha është dashur ndërhyrja e rojeve dhe pritet që Elena të gjobitet për këtë veprim.