Ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë, duket se janë ulur ndjeshëm çmimet e biletave për destinacionet e preferuara të shqiptarëve.

Hapja e tregut për “Air Albania”, rritja e kapaciteteve për “WizzAir” dhe hyrja në treg e kompanisë “EasyJet”, ka ndikuar ndjeshëm në portofolin e udhëtarëve, ku shumica e fluturimeve dikur të “kripura”, kanë ulur çmimin e biletave deri në 51 euro vajtje-ardhje Londra, 45 euro vajtje-ardhje Viena, 83 euro-vajtje ardhje Milano, 115 euro vajtje-ardhje Roma, 133 euro vajtje-ardhje Bolonja, etj.

Më në fund shqiptarët kanë mundësinë të udhëtojnë me çmime të lira dhe me standarde optimale në disa nga qytetet kryesore dhe më të bukura të Evropës.

Këtë e konfirmon dhe Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Krislen Keri, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook pohon se: “Hapja e tregut me futjen e #AirAlbania, shtimin e kapacitetit të #WizzAir dhe hyrjen në treg të #EasyJet kanë zbritur çmimet e biletave në nivelin 51 Euro vajtje ardhje #Londra, 45 Euro vajtje ardhje #Viena, 83 Euro vajtje ardhje #Milano, 115 Euro vajtje ardhje #Roma, 133 Euro vajtje ardhje #Bolonja, e shumë të tjera…

Si mendoni, më në fund, mund t’a quajmë tregun e aviacionit civil shqiptar të liberalizuar dhe me çmime të lira ‘low-cost’? 😀🇦🇱🛫🚀🇪🇺 🇬🇧 🇦🇹 🇮🇹”