Në hapjen e sezonit turistik në qytetin e Orikumit, Kryeministri Edi Rama rikujtoi nismat e qeverisë për të zhvilluar industrinë e turizmit në mbarë vendin.

Sa i takon infrastrukturës, ambicia e Qeverisë shkon në tokë dhe ajër. Kryeministri përmendi tunelin në Llogara dhe aeroportin e Vlorës.

“Tuneli është një domosdoshmëri strategjke për të përshpejtuar lidhjen me pjesën tjetër, ndërsa aeroporti i Vlorës, do të jetë një portë e re hyrëse dhe dalëse për Shqipërinë, duke thënë lehtësi për të gjithë udhëtarët e zonës së jugut dhe turistët që duan të vijnë këtu. Kam bindjen se do ta realizojmë më shpejt nga sa parashikohet dhe uroj që të dalë siç unë kam bindjen”, shtoi ai.j.j