Kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian President Bujar Nishani and Prime Minister Edi Rama, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në raport evidentohet se Shqipëria ka avancuar në axhendën e saj europiane dhe nënvizohet veçmas ecuria e reformës në drejtësi.

Ky lajm i shumëpritur është përshëndetur thuajse nga të gjithë faktorët e rëndësishëm që kanë kontribuar në vendim, si dhe nga maxhoranca e vendit përveç opozitës dhe Presidentit të Republikës.

Në kampin e PD dhe LSI, një heshtje ka “pllakosur” ku nuk ka thuajse asnjë reagim qoftë edhe për të thënë se ky raport, sipas tyre, ka të meta… Ashtu siç opozita kërkon ti gjejë gjithnjë “me lupë”.

Nga ana tjetër, i vetmi “hall” që ka Presidenti Meta dhe ish kryeministri Berisha lidhet me Kosovën.

Në postimin e fundit, Berisha konsideron një arritje të vecantë për rajonin, iangurimin e autostradës Prishtinë-Shkup. Më pas ndërkohë që kryeministri Rama zhvillon konferencë për shtyp me ambasadorin e BE Sorecan, Berisha poston një video gjate takimit me një kengetar duke injoruar edhe këtë herë raportin.

Nga ana tjetër, Ilir Meta po me anë te nje postimi ne formen e fotos shkruan se dialogu Serbi-Kosovë është përgjegjësi vetëm e Kosovës.

Nuk pritej që nga opozita të kishte reagim me falenderime, por siç e shprehu edhe kryeministri Rama në konferencën per shtyp, ky është momenti ku duhet punuar për Shqipërinë dhe jo për partinë! AlpeNews.al