Modelja Alesia Bami mezi po pret që të gjejë njeriun e duhur për t’u martuar. Këtë detaj e ka treguar vetë ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5.”

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse e mendon se një ditë do të krijonte familjen e saj, modelja është treguar optimiste.

“Mendoj që është diçka shumë e bukur. Çdo femër dhe çdo njeri ka nevojë. Unë nuk bëj plane. Po e pres me krahë hapur. Dua dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë,”- tha Alesia.

Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, në një tjetër intervistë modelja e pyetur nëse ka ndonjë mashkull pas jetës së saj luksoze, 20-vjeçarja tha se ajo ka dikë pasi vetëm nuk mund t’i menaxhojë të dy bizneset që ka.