Të dhënat personale të 106 individëve në gjithë SHBA-në dhe Kanadanë janë vjedhur nga hakerat që synuan kompaninë e shërbimeve financiare Capital One. Kompania zbuloi lajmin pasi hakeri i dyshuar u arrestua të hënën.

Sipas Capital One, të dhënat përfshinin emrat, adresat dhe numrat e telefonit të personave që aplikuan për produktet e saj me karta krediti. Por hakeri nuk arriti të ketë qasje në numrat e llogarive të kartave të kreditit. Capital One është një emetues kryesor i kartave të kreditit në SHBA dhe gjithashtu operon bankat e vogla.

Firma tha në një deklaratë të lëshuar të hënën se hakërimi preku afro 100 milion individë në SHBA dhe 6 milion njerëz në Kanada. Hakeri u identifikua më 19 korrik. Capital One tha se hakeri ishte në gjendje të shfrytëzonte një “cenueshmëri të konfigurimit” në infrastrukturën e kompanisë.