Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ishte sot i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ku foli për pozicionin e ri në politikë dhe artin. Aktori i njohur u shpreh se kohën e lirë do ta shfrytëzojë për të dhënë kontributin e tij në art, pasi pasionin për të nuk mund ta ndajë nga politikbërja. Por a e ka marrë malli për Besin dhe Olsin dhe çfarë marrëdhënie ka sot me ta?

Isai u shpreh se sinqeriteti është ai që e ka forcuar marrëdhënien e tyre dhe se pavarësisht se ka pasur debate në punë, ato nuk kanë ndikuar asnjëherë në miqësinë e tyre.

Me shaka, Erioni u shpreh se ai flet me ta sot, aq sa aktorët flasin me bashkëshortet e tyre në telefon.

“Më merr malli për Olsin dhe Besin, por vazhdojnë të jenë në rrethin tim shoqëror, së fundmi më ka ndodhur një fenomen, bashkëndaj dashurinë për emisionet ku punoj. Olsin nuk e kemi lënë vetëm, pasi për Olsin nuk ka vetëm një dritare, por ka porta të mëdha të hapura. Porta të hapura për Besin, Vangjon, Suadën, uroj ta dini se cfarë vajze të talentuar ju kemi sjellë. Prej 13 vitesh, i vetmi person që i lija skenarin pa merakun sesi do jetë ishte Suada Daci. Marrëdhënia me Besin? Sinqeriteti na ka bërë bashkë, edhe kur kemi patur debat për punën nuk na ka ndikuar në pjesën personale. Minutat e telefonave mes nesh janë aq sa ç’flasim me gratë. Edhe pse ziheshim për punën dita mbyllej me ‘hajde te loku’” shprehet Erion Isai.