Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është një ndër aktoret në këtë film që pritet të publikohet së shpejti. Ditën e sotme Besi ka publikuar një video nga xhirimet në profilin e tij të Instagramit dhe skena e xhiruar vë në qendër personazhin e Bleonës. Në videon e publikuar Bleona thotë mes të tjerash ‘Do jua jap po votuat’ dhe në fund dëgjohet zëri i Albano Bogdos që thotë ‘Po jepe se na e plase tamburen’ dhe të gjithë ia plasin të qeshurës.

‘Falco do jet thyerje’, ka shkruar mes të tjerash Besi duke treguar dhe njëherë tjetër se filmi që pritet të publikohet së shpejti, do të jetë një sukses i vërtetë dhe do të shkaktojë shumë të qeshura në rradhët e publikut.