Mourners load the coffins of seven people, who died during the eruption of the Volcan de Fuego, which in Spanish means Volcano of Fire, on their way to the local cemetery of San Juan Alotenango, Guatemala, Monday, June 4, 2018. A fiery volcanic eruption in south-central Guatemala sent lava flowing into rural communities, killing dozens as rescuers struggled to reach people where homes and roads were charred and blanketed with ash. (AP Photo/Luis Soto)

Të mbijetuarit e vullkanit Fuego që shpërtheu këto ditë në Guatemalë filluan të mbajnë zi për viktimat, që sot mundën identifikohen. Një lumë llave e zjarrtë dhe copra gurësh la të vdekur të paktën 69 vetë dhe i mbuloi fshatrat pranë me një shtresë të trashë hiri dhe balte.

Televizionet lokale paraqisnin njerëz që shfaqnin hidhërim në fytyrat e tyre, të tjerë duke mbajtur arkivolë mbi shpinë. Zyrtarët thonë se numri i viktimave pritet të rritet.

Presidenti Jimmy Morales e vizitoi zonën ku ndodhi fatkeqësia, ku u takua me punonjës të shpëtimit, si dhe me të plagosur dhe familjarë të viktikmave.

Zyrtarët e emergjencave thanë se shpërthimi i vullkanit ka prekur jetën e 1,7 milionë njerëzve: më tepër se 3 mijë vetë u evkuuan nga shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre po qëndrojnë në strehime.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar parreshtur që nga diela pasdite, kur shpërtheu vullkani, duke i përqëndruar fillimisht përpjekjet tek shpëtimi i njerëzve dhe më pas tek kërkimi i personave të zhdukur.

Fuego ndodhet rreth 44 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala City, pranë qytetit Antigua, një destinacion i njohur turistik. Aeroporti Ndërkombëtar i vendit, La Aurora, u rihap të hënën, pas mbylljes për shkak të rrezikut që përbënte hiri për avionët./VOA/j.j