Trajneri Pep Guardiola është i bindur se ndihmësi i tij, Mikel Arteta, do të jetë zëvendësuesi i tij te Manchester City ditën që ai do të vendosë të largohet nga kampionët e Anglisë. Arteta ndali karrierër e tij në vitin, 2016 dhe menjëherë u bë pjesë e stafit të Guardiola te “citizens”. Madje në vitin 2018, emri i tij u përfol si trajneri i ardhshëm i Arsenal, pas largimit të Wenger.

“Jam 100% i sigurt se ai do të më pasojë mua këtu te City. Dhe do të ketë shumë sukses si trajner i Manchester City. Herët a vonë kjo gjë do të ndodhë. Ai është trajner i ri, por ka shumë përvojë, duke drejtuar lojtarë të mëdhenj në ekipe të mëdha. Ka një etikë të jashtëzakonshme dhe është talent në analizimin e gjërave që ndodhin në fushë dhe gjen gjithnjë një zgjidhje”, tha Guardiola.