Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka komentuar marrjen e drejtimit të Tottenham nga Jose Mourinho.

Guardiola u shpreh se Mourinho është një trajner i shkëlqyer por ndjehet i befasuar nga mënyra si u largua Maurizio Pochettino, pasi ai po bënte mirë.

“Ju e njihni Mourinhon më mirë se unë. Ai është këtu prej shumë viteshe, me skuadra të ndryshme” ka thënë Pep.

“E mirëpresim. Është një trajner i shkëlqyer. Jam i sigurt se do të bëjë punë të mirë, por ndjehem i befasuar nga mënyra si u largua Pochettino, pasi ai po bënte një punë të mirë.