ATSH- Një grup inxhinierësh, përbërë nga universitetit Politiknik i Tiranës dhe ekip që po asiston nga Izraeli me një eskperiencë të gjatë në fushën sizmike, do të verifikojnë mbi 20 institucione arsimore të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Artan Shkreli, Zv.Ministër i Infrastrukturës dhe inxhinieri Arben Dervishi do të udhëheqin grupin e inxhinierëve për të rivlerësuar teknikisht shkollat e vendit në mënyrë të tillë që nxësnit të kenë sigurinë e plotë në nisje të procesit mësimor. Në rast se shkollat kanë dëmtime të konsiderueshme, ato do të shëmben. Në rast se dëmtime janë më të lëhta do të rikonstruktohen menjëherë.

“Inxhinierët janë pedagogë të Universitetit Politikenik, të licensuar dhe me përvojë të gjatë në këtë drejtim. Do të ketë një rivlerësim të objekteve arsimore që janë shënjuar me demtime. Kohëzgjatja e punës në inspektim dhe vlerësim do të zgjasë rreth 2 ditë dhe do të kemi raport zyrtar të gjendjes së tyre. Ne po punojmë që nxënësit në shkolla të jenë 100% të sigurtë” – tha Shkreli per Atsh.

Inxhinieri Arben Dervishi tha se ekspertët po angazhohen fuqimisht në këtë drejtim më kerkësë të qeverisë shqiptare.

“Grupi përbehët nga ekspertë me përvojë dhe pas përfundimit të tyre do të kemi vendime të detajuar për shkollat që do të shemben dhe shkollat që do të riparohen” – u shpreh inxhineri Arben Dervishi.