Një grua, e cila nuk dëshiron që t’i bëhet publik emri i saj, tregon se si, dy vjet më parë, teksa ishte duke e çuar burrin në punë, rreth orës 5 të mëngjesit, kur kishte hyrë në një parking, kishte parë një njeri të gjatë më shumë se 2 metra.

  1. Asaj i kujtohet sesi i kishte treguar burrit të saj për atë njeri, i cili duhej i hirtë, bile edhe tepër i zbehtë, tepër i hollë, bile edhe flokët i dukeshin disi ndryshe, jo normale. Ata kishin filluar që të frikësoheshin nga ai dhe burri i gruas kishte vendosur që, sapo të hynte brenda, ta paraqiste atë njeri te sigurimi. Gruaja tregon se si, pasi e kishte lënë burrin te puna, kishte filluar që të kthehej në shtëpi, por kur e kishte pare edhe një herë njeriun e gjatë, kishte parë se ai nuk kishte vënë syze, sikurse i qe dukur në fillim, por sytë i kishte të tillë, të mëdhenj dhe të zi.

Ai i rrihte qepallat disi çuditshëm. Gruaja tregon se edhe ai njeri i çuditshëm në një moment e kishte pare gruan në sy. Ajo mendonte se ai njeri nga parkingu do të mund të futej në veturën e saj, pa problem. Por, megjithate gruaja sikur e ndjente se ai nuk gjendej aty për t’i bërë keq ndokujt. Kur ishte kthyer edhe një herë, njeriu misterioz i gjatë nuk gjendej më aty.j.j