Ish-menaxheri i Michael Schumacher pretendon se gruaja e kampionit të Formula 1, Corinna po fsheh të vërtetën për gjendjen e tij, gati gjashtë vjet pas aksidentit të tmerrshëm me ski.

Michael, shtatë herë kampioni i botës, pësoi një dëmtim gati-fatal të trurit në vitin 2013, dhe që atëherë ka marrë kujdesjen e duhur në shtëpinë e tij në Gjenevë nga gruaja dhe dy fëmijët e tyre Gina-Marie, 22 vjeç dhe Mick, 20 vjeç.

Por menaxheri dhe shoku i tij i vjetër Willi Weber, 77 vjeç, beson se gjithçka nuk është ashtu siç duket.

Pasi u ndalua të shihte 50-vjeçarin, ai ka pohuar se Corinna është e shqetësuar se mos e vërteta do të ekspozohet, raporton “Cologne Express” .

“Ajo ka frikë se mos e vërteta del sheshit. Unë besoj te rikuperimi i Michael-it sepse ai është një luftëtar i vërtetë!”, u shpreh ai.

Weber u bë i njohur duke udhëhequr karrierat e Schumacher dhe vëllait të tij Ralf, dhe është i dëshpëruar të shohë edhe një herë mikun e tij të vjetër.

Legjenda e F1 kaloi tre muaj në një gjendje kome pas aksidentit, dhe që atëherë për të janë kujdesur në shtëpi.

Në shtator, kur ai u dërgua në spitalin Georges-Pompidou në Paris, ku bëri një transfuzion të qelizave për të zvogëluar inflamacionin, një infermiere pretendoi se ai ishte “i ndërgjegjshëm”.