Antoine Griezmann e pranon se Barcelona do ta ketë shumë të vështirë të arrijë marrëveshje me Paris Saint-Germainin për sulmuesin Neymar. Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo theksoi të dielën se klubi ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete për Neymarin, pasi Sky Sport në Gjermani kishte raportuar se Barça i kishte ofruar 100 milionë euro plus dy lojtarë për 27-vjeçarin.

Griezmann e kompletoi kalimin në Barcelonë këtë muaj, por shumica prej 120 milionë euro që klubi katalonas e pagoi për të është duke u kontestuar ende nga ish-klubi i tij Atletico Madridi.Ai pret se klubi i tij do të përballet me një sfidë tjetër për ta arritur synimin që ta kthejë Neymarin në Camp Nou.

I pyetur nëse do t’i pëlqente ta kishte Neymarin bashkë me Messin dhe Suarezin në sulm, Griezmann tha: “Duhet ta arrijmë këtë së pari, sepse është transfer i vështirë”. “Ama ai është lojtar i madh. I ka pasur dy lëndime por gjithsesi ai luan në nivel të lartë”, shtoi ai.