Greqia ka deklaruar se është pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Lajmi është dhënë nga ministri plotësues i Jashtë i Greqisë.

Lajmi është dhënë nga ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, i cili ka deklaruar se vendi i tij gjithmonë e ka mbështetur politikën e zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet”, shprehet ministri./ BW