Një tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme.Sipas medieve greke tërmeti ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e tij ka qenë 71 km nga ishulli Karpathos me thellësi rreth 10 km.

Në këtë ishull ka qenë duke pushuar edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai ka shkruar në twitter, se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme. por vetëm tronditje.

“Ne u tronditëm pak në Karpathos por unë u informova se për fat nuk pati dëme dhe lëndime. Unë fola me banorët dhe vizitorët e ishullit, të cilët më mirëpritën me buzëqeshje dhe optimizëm për perspektivat e ishullit dhe vendit. Faleminderit për mikpritjen e tyre!”, shkruan Mitsotakis.