E ftuar në emsionin “Kjo Javë”, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur një sërë pyetjesh të gazetares.

Biseda ka nisur me rolin e grave në politikë, sa e dobishme dhe sa terren kanë gratë. Për këtë çështje Spiropali është shprehur se është e vështirë për një grua të jetë pjesë e politikës sidomos këtu në Shqipëri.

Mirëpo parë në perspektivë, Spiropali është shprehur se krahasuar me vitin 1992 është bërë shumë progres në këtë drejtim pasi gratë janë masivizuar në politikë dhe kanë arritur të kenë një zë. Ajo është ndalur tek kabineti qeveritar, ku kryeministri Rama ka përmbysur raportin e kryeministrave të mëparshëm duke pasur më shumë ministre se ministra, duke e cilësuar si arritje.

Spiropali ka evidentuar edhe raportin 50-50, gra-burra në Këshillat bashkiakë. (Lexo.al)