Temperaturat e ulëta dhe stuhitë e dëborës që vërshuan ditët e fundit në vend izoluan disa fshatra malore në rrethin e Gramshit ku trashësia arriti nga 1 metër deri në dy metër.

Bashkia Gramsh ka nxjerrë në terren grupin e emergjencave për të parë situatën dhe për tu ardhur ne ndihmë banorëve të fshatrave të izoluar.

Drejt fshatit Rovje dhe Grabovë janë dërguar dy traktorë borëpastruese për të bërë të mundur hapjen e rrugëve, gjithashtu nga specialistët e emergjencës këshillohet që në këto akse kalimi në disa pjesë te rrugës të bëhet me zinxhirë dhe gjatë nates drejtuesit e mjeteve të mos udhëtojne vetëm por të shoqëruar.