Per Saimir Tahirin, kane rene te gjitha akuzat për tre veprat penale : “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Gjykata për Krime te Rënda denon me 3.4 vite sherbim prove Saimir Tahirin për shpërdorim detyre.

Gjykata ka ndryshuar veprën penale, duke rrëzuar tri akuzat e prokurorisë dhe duke e dënuar atë vetëm për shpërdorim detyre. Gjykata pezulloi dënimin me burg të Tahirit dhe e kaloi në 3 vite shërbim prove.

Tahiri u dënua me 5 vite në total por për shkak të procesit të shkurtuar, atij iu ul masa e dënimit.

Më herët, Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm, Maks Haxhia, ka deklaruar se Tahiri është i pafajshëm, dhe se do të jetë çmenduri që gjykata të vendosë fajësi, pa asnjë provë, apo argument për ta deklaruar fajtor për tre akuza shumë të rënda.