Analisti Lorenc Vangjeli e shikon me një tjetër sy përplasjen mes Ambasadës Amerikane në Tiranë me presidentin Ilir Meta.

Në emisionin Opinion, Lorenc Vangjeli tha se nuk beson që të jetë propozimi i SHBA shkaku i përplasjes me Metën. Sipas tij, shkaqet janë të tjera dhe që ende nuk dihen.

“Kjo është një krizë politike dhe zgjidhja e saj vjen me mjete politike. Po flasim deri tani për atë që duket. Presidenti deri tani na ka treguar formën por jo përmbajtjen e kundërvënies së tij ndaj SHBA. Thelbi i përplasjes nuk është kjo, është diçka tjetër të cilën ne nuk e dimë për momentin. Shkaqet duhet të jenë të tjera. Nuk e di, refuzoj të spekuloj mbi këtë gjë. Reagimi i parë në këtë mënyrë është proporcional. Në këto ditë do fillojmë të shikojmë shkaqet e vërteta të kësaj përplasje”, u shpreh analisti Vangjeli.

Ambasada amerikane propozoi sot që debatin për ngërçin kushtetues, palët ta dërgojnë për mendim tek Komisioni i Venecias./ Opinion.al