Aksioni anti-informalitet nuk kursen asnjë biznes. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se është gjobitur një prej restoranteve më të fashme në kryeqytet ‘Markata e Peshkut’ për shkak se nuk ka lëshuar kupon. Teksa ka postuar një foto me pronarin e këtij restoranti Rama thotë se bizneset duhet të kenë kujdes me kuponat, duke cituar edhe një shprehje angleze që thotë ” Dy gjëra janë të vdekura në demokraci, vdekja dhe taksat”.

“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh, po ligjin e dua edhe më shumë Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat, Ene mos e harro inglizin, që thotë “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”, tha Rama.