Tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, i është kushtuar edhe një këngë, e kënduar nga Era Rusi dhe Ylli Baka.

Kënga mban titullin “Në emër të shpresës”, e cila është motivuese për të përballuar pasojat e tërmetit, duke theksuar se Shqipëri nuk është vetëm, dhe do të rimëkëmbet nga tragjedia. Klipi i këngës sjell edhe pamje nga rrënojat, ku mbetën të vdekur 51 qytetarë, ndërsa me qindra të tjerë u plagosën.