Pas një vere të ngjeshur me koncerte e publikimin e hiteve të reja, reperja Tayna ka vendosur të marrë disa ditë pushimi. Ajo është nisur drejt Kalaifornisë dhe ka ndezur Instagramin me pozat e saj me bikini.

Reperja shoqërohet nga mikesha e saj, Vildane Zeneli dhe në postimet e tyre në rrjete sociale kanë treguar se po kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Së fundmi, Tayna publikoi disa foto nga pishina dhe të gjithëve na mbetën sytë tek trupi i saj super në formë.

“Ëndrra e çdo vjehrre”- ishte përshkimi që reperja i ka vendosur fotos së saj. Mirëpo, një ndjekëse i ka komentuar: “Ti gjithçka mundesh me kon, veç nuse jo” Nuk ka vonuar edhe përgjigjia epike e Tayna-s, e cila ia kthen në koment: “Mir e ki, unë jam dhëndri.”

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, Tayna njoftoi se pas këngëve të shumta rep që u kthyen në hite, po përgatit një baladë e cila pritet të dalë shumë shpejt.