Dita e sotme është e trishtuar për ata persona që pëlqejnë modën e shpejtë dhe super të lirë: Gjiganti i modës Forever 21 ka deklaruar se është duke falimentuar.

Për javë të tëra ka pasur zëra se gjiganti i modës po konsideronte mundësinë e falimentimit, por ditën e sotme është bërë zyrtare. Në një njoftim për shtyp Forever 21 tha se do të mbyllë 178 dyqane në SHBA dhe pothuajse 350 dyqane në përgjithësi.

Ja se çfarë tha kompania për këtë hap të rëndësishëm:

“Ky ishte një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të siguruar të ardhmen e kompanisë sonë, i cili do të na lejojë të riorganizojmë biznesin dhe të ripozicionohemi “, tha Linda Chang, Zëvendës Presidente Ekzekutive e Forever 21, Inc në njoftimin për shtyp.

Fansat dhe blerësit besnik të Forever 21 janë jashtëzakonisht të mërzitur për këtë lajm.