Dy gjigantët e futbollit italian, Juventus dhe Inter janë të gatshëm t’i ofrojnë nga 70 milionë euro për sulmuesin italian, të cilin synojnë ta transferojnë verën e ardhshme Interi dhe Juventusi do të “luftojnë” për ta transferuar yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa verën e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta Dello Sport”.

Të dyja klubet janë të interesuara për mesfushorin-sulmues, por pronari i ri i Fiorentinës, Rocco Commisso nuk dëshiron ta shesë lojtarin më të mirë të ekipit. Megjithatë, gara për Chiesan do të zhvendoset për verën e ardhshme, ndërsa dy gjigantët italianë janë të gatshëm t’i ofrojnë nga 70 milionë euro për 21 vjeçarin, i cili ka shpërthyer në kampionatin italian.