Reperi i njohur dhe shumë i komentuar në media, Stresi ka bërë sot një gjest madhështor. Reperi ka surprizuar një fans të tij në ambientet e spitalit.

Në videon e publikuar nga vetë Stresi, ai shfaqet duke shkuar surprizë në dhomën e spitalit ku ndodhet fansi.

Ky i fundit gëzohet shumë sapo sheh idhullin e tij dhe familjarët e tij gjithashtu habiten kur shohin Stresin.

“Nese ke mundesi me bo mire boje. Kjo shkon per te gjithe ju koleget e mi mos pertoni po shkoni dhe sikur shpirterisht te jet suporti juaj do ti ndihmoj ata. Sherim sa me te shpejt. Zoti qoft me ty”, shkruan Stresi.