ose Antonio Reyes u nda nga jeta tre ditë më parë, pas një aksidenti të rëndë automobilistik, ku makina e futbollistit spanjoll ishte duke udhëtuar me më tepër se 200 km/orë.

Ceremonia e lamtumirës së 35-vjeçarit spanjoll u zhvillua dje, ndërsa Reyes la pas një djalë 11-vjeçar, i cili jeton me të ëmën e tij.

Por pa i kaluar ende mirë tronditja për humbjen e të atit, 11-vjeçari ka marrë një lajm mjaft të mirë nga presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez.

Ky i fundit, në një lidhje direkte me një program televiziv në Spanjë, deklaroi se do të marrë përsipër shpenzimet ekonomike të djalit të Reyes, deri në moshën 18-vjeçare.

Ky ishte një gjest për t’u përshëndetur i presidentit madrilen, që tregoi edhe njëherë se futbolli di të japë edhe mesazhe të tilla humanizmi.