Koalicioni qeverisës i kancelares Angela Merkel gjendet sot nën presion, pasi krerët e partive në koalicion pritet të takohen për gjetjen e një rrugëdaljeje lidhur me transferimin e kreut të shërbimit inteligjent Hans-Georg Maassen në një detyrë tjetër të lartë shtetërore.

Merkel e Kristian Demokratëve, Horst Seehofer, kreu i partisë simotër bavareze, Unioni Kristian Social, dhe lideri Social Demokrat Andrea Nahles pritet të takohen për gjetjen e një kompromisi të pranueshëm nga të gjithë.

Dy ditë më parë, kancelarja Merkel deklaroi se ishte e hapur për bisedime lidhur me transferimin e Maassen në një post në Ministrinë e Brendshme, që është konsideruar si ngritje e efektshme në detyrë.

Mosmarrëveshjet lidhur me Maassen nisën më herët këtë muaj, kur ai kundërshtoi Merkelin lidhur me ngjarjet në qytetin lindor gjerman të Çemnitzit.

Ndërkohë, rezultatet e një anketimi të realizuar këtë fundjavë nga agjencia e sondazheve “Emnid” për gazetën “Bild am Sonntag” tregojnë se 67% e të anketuarve shpreheshin të pasigurt nëse tre partitë e koalicionit kishin ndonjë bazë besimi për të vazhduar punën së bashku.