Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur Selena Gomez po përflitet për një romancë të re me mikun e saj, këngëtarin Niall Horan. Pasi të gjithë menduam se këngëtarja po vuante për ish-in e saj, Justin Bieber, i cili u martua me Hailey Baldwin, duket se Selena po na tregon të kundërtën. Me shumë gjasa ajo ka nisur një lidhje të re dhe e ka lënë në të shkuarën historinë me Justin!

Të enjten e kaluar, Selena u fotografua shumë pranë Niall-it në një darkë miqsh,ndërsa burime pranë dyshes treguan se po atë natë, ata u panë duke u puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri. Për më tepër, Selena është fotografuar sërish teksa shkonte në shtëpinë e Niall-it, e veshur thjeshtë dhe me një qese plot me gjëra për të ngrënë.

Kjo na i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për lidhjen e re të këngëtares, e cila duket se i ka bërë gjërat më serioze me ish-pjesëtarin e grupit “One Direction”. Megjithatë, askush prej të dyve s’ka bërë ende asnjë koment lidhur me lajmet për romancën e tyre rë re.