Arkeologët italianë besojnë se ata kishin gjetur skeletin e modeles që pozoi për pikturën e famshme “La Gioconda” të Da Vinci. Ekziston vetëm një problem i vogël , ata nuk mundën ta gjejnë kokën e saj.

Skeleti i zbuluar u gjet në një manastir të rrënuar në Firence, ndërsa besohet se emri i saj Lisa Gherardini del Giocondo.

Studiuesi Silvano Vinceti thotë se testet tregojnë se është shumë e mundshme që varri është i La Gioconda.

“Po flas për analiza historike, antropologjike dhe arkeologjike që janë kryer me shumë rigorozitet”. është shprehur Vinceti.