“Goli i Gareth Bale nuk është një nga më të bukurit të sezonit të kaluar, është thjesht më i miri. Nuk arrij ta besoj si është e mundur që nuk e ka fituar çmimin e golit më të bukur”.

Këto kanë qenë fjalët e Ryan Giggs në lidhje me magjinë e realizuar në finalen e Champions League nga ylli i Real kundër Liverpool.

Trajneri i Uellsit ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij në lidhje me vendimin e UEFA-s, që ia ka dhënë çmimin Cristiano Ronaldo-s për golin e realizuar në çerekfinale kundër Juventus.

“Të shënosh një gol të tillë në një ndeshje tjetër do ta bënte thjesht kandidat, por ta bësh në finalen e një kompeticioni duhet t’i kishte siguruar çmimin”, ka thënë Giggs.