Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë ndër çiftet më të komentuara të “shoëbizit”.

Modelja argjentinase dhe futbollisti portugez u njohën në vitin 2016 në Madrid dhe mes tyre lindi një dashuri me shikim të parë.

Këtë e konfirmon vetë bukuroshja 24-vjeçare në një intervistë të dhënë së fundmi për tabloidin britanik “The Sun”, ku Georgina rrëfen njohjen e saj me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Takimi ynë i parë ishte në një event mode të ‘Gucci’-t, ku unë po punoja si agjente shitjesh. Disa ditë më vonë ne u pamë sërish në një event mode të një marke tjetër, ku dhe filluam të bisedonim e ta njihnim njëri-tjetrin nga afër. Ishte një dashuri me shikim të parë për të dy”, tregon modelja.

Kujtojmë se bukuroshja dhe sulmuesi i Juventusit kanë edhe një fëmijë së bashku.